Është mbajtur në Tiranë konferenca dyditore ndërkombëtare për prezantimin e zbulimeve më të fundit arkeologjike të mbarë trevave ku jetojnë shqiptarët.
Konferenca që nisi këtë të hënë ka bashkuar për herë të parë studiues dhe akademikë nga Kosova, Mali i zi, Maqedonia e më gjerë.
Studiuesit kanë prezantuar zbulimet qe nga shekulli i 6-te para Krishtit në trevat e Ilirisë e më gjerë, siç janë zbulimet në Ulpiane, apo pallatet e Agronit e të Teutës, siç pohon arkeologu Luan Përzhita.
Konferenca e titulluar ?Risi arkeologjike nga trevat shqiptare? është kthyer në një tribunë të tezave nga më të debatueshme. Arkeologu i njohur maqedonas Mixhait Pollozhani flet për zbulimin e gjashtë helmetave ilire, të cilat sipas tij konfirmojnë origjinalitetin ilirik në zonën e Ohrit dhe s?mund te quhen maqedonase.
Ndërsa Skënder Muçaj nuk përcakton një kufi të prerë të prodhimit të këtyre helmetave, sepse sipas tij qytetërimet nuk kanë pasur kufij të prerë.
Konferenca arkeologjike u mbajt kete të henë dhe do të vijojë zhvillimet edhe ditën e martë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.