Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy të rinjë janë arrestuar nga policia e Lushnjes me akuzën e trafikut të armëve dhe muncioneve. Në kuadër të operacionit të koduar ?Transportuesi? policia arrestoi Ardit Bino dhe Alvaro Oruci pasi të dy po kryenin shitjen e një armë pistolte TT. Çmimi i armës varionte nga 50 deri në 60 mijë lekë të rinj.
Policia sqaron se: ?Shtetasit e mësipërm, më datën 29.01.2017, në vendin e quajtur lokal ?Çollaku? Lushnje, janë kapur në flagrancë në momentin që Arditi po i shiste Alvaros armën e zjarrit pistoletë tip TT, kundrejt shumës që do të varionte nga 50.000 deri 60.000 lekë të reja.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lushnje-60-mije-leke-nje-pistolete-tt-dy-te-arrestuar/