Zv/ kryeministri Niko Peleshi nga Korça shprehet i habitur me deklaratat e fundit të ministrit Koka dhe deputetit Tavo që sulmojnë policinë e shtetit, ndërsa i cilëson lojëra politike.
Ai thekson se koalicioni ka ende punë për të bërë prandaj fton aleatin në qeverisje që të mos humbasim kohë, por ti japim vrull dhe impulsin e duhur reformave.
"Më kanë habitur disa deklarata. Të gjithë presin që qeveria të punoje. Kemi para reformën në drejtësi që është reforma e reformave.
Vetingu kërkon kontribut dhe nuk të lë kohë të merresh me lojëra politike.
Ne presim nga LSI që ti japim vrull dhe impulsin e duhur reformave.
Të mos humbasë puna jonë. Kemi detyra të mëdha dhe nuk ngelet kohë me lojëra politike.
Nuk dua të projektoj në këtë optikë. Kemi një ftesë të hapur për aleatin tonë në qeverisje. Kemi ende punë për të bërë" u shpreh Peleshi.