E diel 29 Janar për Inspektoriatin e Deklarimit të Lartë Pasurive dhe Konfliktit të Interesit nuk është ditë pushimi.
Ky institucion është i hapur, ndërsa kanë mbetur më pak se 48 orë nga skadimi i afatit për gjyqtarët e prokurorët që duhet të dorëzojnë formularin e pasurisë ky proces ende vazhdon.
Nga 800 prej tyre, burime për ReportTv nga ky institucion bëjnë me dije se 200 prokurorë e gjyqtarë ende si kanë depozituar formularët.
Me dosje dokumentesh dhe formularët e pasurisë shumë gjyqtarë përfshi ata të krimeve të rënda dhe të rretheve si prokuror të kryeqytetit janë paraqitur në ILDKPI për të dorëzuar personalisht formularët.
Por a i kanë dorëzuar formularët drejtuesit e sistemit të drejtësisë?
Ndër ta që kanë dorëzuar formularët është kryeprokurori Adriatik Llalla si dhe kreu i gjykatës së lartë Xhezahir Zaganjori, po për të shmangur kamerat ata mësohet se kanë zgjedhur javën e shkuar limitin e orarit zyrtarë dhe janë paraqitur në ILDKPI të premten rreth orës 15:55 minuta.