Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas më shumë se 10 orësh qëndrimi në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës janë lënë të lirë djali i Klement Balilit sëbashku me 10 personat e tjerë që u shoqëruan, informon Ora News.
Nëna e tij e Jeton Balilit, Alma Balili në një prononcim për Ora News denoncoi policinë se kishte bërë kontrollin e banesës pa jë mandat dhe se i kishin marrë djalin pa asnjë shpjegim për ta shoqëruar në polici.
Ora News arriti të filmonte një moment djalin e Klement Balilit, kur ai i shoqëruar nga policia ka shkuar drejt makinës, në oborrin e drejtorisë së policisë së Gjirokastrës për të marrë diçka.
Në një njoftim zyrtar, policia e shtetit njoftoi se ka ndërmarrë një operacion kërkimi për arrestimin e Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme të narkotrafik e cila vepronte në disa vende të Europës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lirohet-djali-i-klement-balilit-dhe-10-personat-e-tjere-te-shoqeruar/