Simon Mirakaj rrëfen për gjyshin Kol Bib Mirakaj për rolin e tij në vitin 1944 për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke treguar për report TV dokumentet e kohës të nënshkruara nga dora e Kol Bib Mirakës që si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë lëshon urdhra për të shpëtuar hebrejtë.
Hebrejtë kaluan në Itali pas një vendimi të Kol Bib Mirakës për të pajisur me pasaporta shqiptare 2000 hebrenjtë që ndodheshin në territorin shqiptar, akt që mundësoi strehimin e tyre në Italinë jugore.
Madje Ministri shqiptar Miraka rrezikoi postin duke dhënë urdhëra për ata që nuk kishin pasaportë të anashkalohej çdo fomalitet nga autoritetet.