Stop - Ilacet per probleme mendore ne shitje si fruta-perime! (26 janar 2017)

RTV KLAN 2017-04-01

Views 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një vëzhgim i ?Stop? tregon, se ilacet për probleme mendore, që njihen si psikotrope, shiten në farmaci, njëlloj si produkte tregu, asnjë lloj recete apo përshkrimi mjekësor.Një situatë e tillë është kthyer në normale në vendin tonë, krejt ndryshe nga të gjitha shtetet europiane.Mjekja psikiatre Arjana Reli shpjegon pasojat, nga përdorimi i gabuar i këtyre medikamenteve, që nga problemet e varësië, e deri tek ato të frymëmarrjes.

Kronikë më e zgjeruar:

Një vëzhgim i emisionit investigativ ?STOP?, që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan, tregon se ilaçet për probleme mendore, që njihen si psikotrope shiten në farmaci njëlloj si produkte tregu.

Ato shiten pa asnjëlloj recete apo përshkrimi mjekësor. Një situatë e tillë është kthyer në normale në vendin tonë, krejt ndryshe nga të gjitha shtetet europiane.

Ja se çfarë ndodh në disa farmaci të kryeqytetit.

Farmacia 1

Qytetarja ? Dëgjo! Unë dua një pako Zalasta, 10 mg.
Farmacistja ? Për kë e ke Zalast-in? Me recetë e ke?
Qytetarja ? Qyqja?! Mami ka vite që e përdor.
Farmacistja ? Zakonisht ne e japim me recetë, prandaj.
Qytetarja ? Po ne kështu vijmë i marrim.
Farmacistja ? Ka vite që e merr?
Qytetarja ? Ka vite moj, që e marrim.
Farmacistja ? Si e pi ajo?
Qytetarja ? 1 tabletë në darkë, 10 mg. Ne ia japim mamit se?
Farmacisja ? Zalastën merr ë?
Qytetarja ? Zalastën kemi marrë. Sa është ajo?
Farmacistja ? Kjo është 9700 (lekë të vjetra).
Qytetarja ? A të vemi dy minuta, sat ë marrim ato lekët se tani u bëmë si??
Farmacistja ? S?ka gjë!
Qytetarja ? Faleminderit!

Farmacia 2

Qytetarja ? Rispolept, 10 mg!
Farmacistja ? 2 mg.
Qytetarja ? Jo e kisha idenë? Po, po, po ajo është.
Farmacistja ? Është 2 mg. S?ka gjë.
Qytetarja ? Sa kushton?
Farmacistja ? 780 (lekë të reja).

Farmacia 3

Qytetarja ? Abizol 10 mg keni?
Farmacistja ? Amyzol 10 (antidepresiv).
Qytetarja ? Abizol (psikotrop)?
Farmacistja ? 54 100 (lekë të vjetra).

Mjekja psikiatre Arjana Reli shpjegon pasojat, nga përdorimi i gabuar i këtyre medikamenteve, që nga problemet e varësisë e deri tek ato të frymëmarrjes.

?Medikamentet psikotrope janë e gjithë klasa e medikamenteve, që përdoren në shëndetin mendor dhe për sëmundjet nervore. Këto medikamente veprojnë direkt në qelizat nervore. Kategorikisht nuk duhet të merren pa përshkrimin e një mjeku. Efekti më i keq i tyre është efekti i varësisë apo efekti drogë. Në të gjithë botën medikamentet psikotrope kanë recetë të vëçantë përdorimi.?

Share This Video


Download

  
Report form