Hapja e stadiumit për ekipin e Partizanit pasoi me një protestë ku nuk munguan përplasjet fizike të tifozëve me disa nga lojtarët e Tiranës.
Një ditë pasi presidentët e të dy klubeve ranë dakord në një takim ku mori pjesë edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, për ta kthyer ?Selman Stërmasi?-n edhe në shtëpinë e Partizanit.
Tifozët kryen një protestë të paralajmëruar, por që doli nga kontrolli me akte të dhunshme. Një grup përkrahësish të bardhebluve penguan ekipin që të zhvillonte stërvitjen e ditës së enjte, duke pushtuar fushën e kompleksit ?Skënder Halili?.
Lojtarët e Tiranës u larguan nga kompleksi stërvitor, duke mos zhvilluar përgatitjet e radhës për ndeshjen me Teutën. Kjo nuk është hera e parë që mbështetësit e Tiranës bllokojnë fushën, pasi në Nëntor të 2012-ës protestuan për rezultatet e dobëta të ekipit./Tv Klan