TIRANE-Kreu i Autoritetit së Mediave Audiovizive, (AMA), Gentian Sala bën të ditur se zënia e frekuencave arbitrare nga një operator televiziv, pengon dhe vonon kalimin e transmetimit numerik të këtyre televizioneve. Si pasojë, dëmi në buxhetin e shtetit, thotë ai, është miliona euro.
Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, Sala rrëfen mbi debatin e fundit për frekuencat, akuzat nga Ora News, reagon ndaj akuzave për pasurinë e tij e bashkëshortes, që sipas mediave pranë së djathtës, është shtuar gjatë kohës që ai është caktuar si drejtues i AMA.
Ora e dorës, për të cilën këto media shkruan se kushton 19 mijë dollarë, sipas Salaj është një mashtrim duke treguar dhe vlerën reale të aksesorit.
Pa doreza, Sala në këtë intervistë tregoi dhe për ?apartamentet?, tokën e blerë në Krujë, apo pasurinë e bashkëshortes.
Teksa sjell detaje ndaj kjo temë, Sala fton, ILDKPI-në, Prokurorinë apo cilido institucion të interesuar, te hetoje dhe te vlerësojë çdo dokumentacion ne lidhje me këto aspekte.