Ora News - Pollo: Dhënia e licencave preferenciale nga AMA, e rrezikshme

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhënia e licencave në mënyrë preferenciale nga AMA bëhet akoma më e rrezikshme në një kohë kur jemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve. Është ky alarmi që jep Genc Pollo, kryetari i Komisionit të medias i ftuar në ?Ora e Intervistës?, duke shtuar se në rast se kanalet do t?i kontrollojë një kompani e vetme, atëherë do të ketë nën kontroll edhe përmbajtjen e tyre.
Pollo thekson se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk ka qenë i degraduar kurrë sa sot ndërsa kreun e këtij institucioni Genti Sala e cilëson si robot të Dixhitalbit. Për këtë arsye, kreu i Komisionit të Medias i bën thirrje prokurorisë dhe ILDKPKI-së që të veprojë.
Deri më tani, thotë Pollo, janë dhënë dy licenca numerike në shkelje të ligjit, ndërsa duan të japin edhe një tjetër.
Në fund, kreu i Komisionit të Medias, Gen Pollo shpreh habinë se pse kreu i AMA-s aq i përfolur së fundmi për pasurinë e pajustifikuar dhe për abuzimin me licencat numerike, nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo sqarim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/genc-pollo-kreu-i-ama-te-sqaroje-pasurine-dhe-licencat-e-kundraligjshme/

Share This Video


Download

  
Report form