Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Orion Reçi dhe Verdi Morava janë dy nga nëntë të pandehurit e akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për në Siri që vijojnë betejën ligjore për pafajësi, duke e dërguar çështjen edhe në Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë 7-të pandehurit e tjerë nuk e kanë ankimuar vendimin e Apelit duke preferuar të mbajnë të njëjtin qëndrim si dhe në dy shkallët e gjyqësorit që nuk pranuan as mbrojtjen me avokat
Vetëm dy nga nëntë të pandehurit e akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për në Siri kanë ankimuar në gjykatën e lartë vendimin e gjykatës së apelit, e cila i shpalli fajtor dhe i dënoi të pandehurit në total 109.6 vite burg gjithsej.
Mësohet se rekurs në gjykatën e lartë duke shpresuar në pafajësi kanë kërkuar Verdi Morava dhe Orion Reçi të cilët ndryshe nga të akuzuarit e tjerë kanë pranuar mbrojtjen me avokatë.
Ndërsa të pandehurit e tjerë nuk kanë preferuar ti drejtohen Gjykatës së Lartë me ankimim duke zgjedhur të bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë edhe gjatë proceseve gjyqësore
Pak muaj më parë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i dënoi me 109.6 vite burg gjithsej ndërkohë që Shkalla e Parë kishte dhënë në total 126 vite.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/denimi-me-109-vite-burg-dy-nga-xhihadistet-ankimojne-vendimin-e-apelit/