Report TV - Krizë për varre në Lezhë, të lira vetëm 15 vendet e fundit

Report TV 2017-03-31

Views 1

Të vdesësh e mos të kesh vend për t?u varrosur ky është problemi që po përballen banoret e qytetit të Lezhës.

Hapësirat në varreza janë zënë plotësisht, madje janë shfrytëzuar dhe rrugicat e rrugët brenda varrezave.

Aktualisht në dispozicion të 40 mijë banoreve janë vetëm 15 vende të lira. Alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohesh, por që nuk ka marrë vëmendjen e Bashkisë Lezhë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë njësi vendore Ndue Lushi thotë se në buxhetin këtij viti është parashikuar blerja e truallit për varreza, por vendi mbetet problem pasi nuk është gjetur ende.

Por teksa kërkojnë vend për varreza, Lushi ka dhe një opsion tjetër zgjidhje.

Duke ju referuar statistikave të të vdekurve gjatë vitit 2016-të hapësira që ka aktualisht në varrezat e qytetit mund të jetë e mjaftueshme vetëm deri në muajin mars.

Në këtë situatë shpresa e vetme është që numri i qytetarëve që ndahen nga jeta të jetë sa ma i paktë, derisa ky problem të marrë zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form