Ora News - Ndoka: Mandati i OSBE ka dështuar, nuk është garant i zgjedhjeve

Ora News Emisione 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur kritik ndaj misionit të OSBE në Shqipëri. Në studion e lajmeve të Ora News, Ndoka tha se misioni i OSBE është i dështuar dhe se ky institucion nuk është garant i zgjedhjeve. Ai tha se OSBE më shumë ka krijuar kriza politike në Shqipëri për të zgjatuar mandatin.
Ndoka: Mandati i OSBE është kur ka krizë, pra kur kriza është në rritje mandate i saj zgjerohet dhe prezenca e tyre e shton jetëgjasinë e vet. Në shumicën e rasteve për fatin e keq, ky mision, unë do ta quaja të dështuar madje unë do të thoja që ai prodhon kriza në politikën shqiptare. Ka pasur mjaft politikan që kanë thënë se është i panevojshëm një rol i tillë, ka politikanë që kanë frikë ta thonë një gjë të tillë, por ka ardhur momenti realisht që OSBE është një institucion që nuk është garant i këtyre zgjedhjeve, por është një institucion që përpiqet që i t?i lërë zgjedhjet shqiptare me probleme që afati i tyre të zgjatet dhe kjo do ta ketë një kufi, deri kur klasa politike të ndërgjegjësohet. Unë jam kritik prej atyre deklarimeve të papërgjegjshme që kemi dëgjuar por ka pasur politikanë që e kanë kthyer në kauz.
Ndoka tha se Partia Demokristiane momentalisht është reshtuar krah një aksioni opozitar, por sipas tij do të ishte shumë e rëndësishme që të kishte edhe një koalicion të tretë përveç dy koalicioneve të mëdha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndoka-mandati-i-osbe-ka-deshtuar-nuk-eshte-garant-i-zgjedhjeve/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS