FIER-"O babi, o baaa...?." Eshtë zëri i vajzës 12-vjeçare që jehoi fort sot në Rafinerine e naftes Fier, ndërsa babai i saj naftëtar kërcënonte se të vetëhidhej nga oxhaku 50 metra i lartë.
Këto momente në videon mëposhtë tregojne vajzën e naftëtarit të ARMO. Ishte lutja e saj që preku babain e revoltuar, i cili vendosi të tërhiqej ndaj protesta e nisur.
Ky baba, i 4 fëmijëve, (më e vogla e shihni në video) qëndroi rreth 3 orë në oxhakun 50 metra të lartë nën kërcënimin se do të hidhej e do të flijohej pasi kompania ARMO nuk e ka paguar për punën e bërë. Quhet Agim Myrdini, 62 vjeç prej 12 vitesh punonjës i rafinerisë së naftës në Fier, ARMO.
Agimi zgjodhi këtë lloj proteste për shkak se nuk është paguar prej 4 muajsh nga kompania e naftës. Po kështu dhe kolegët e tij, që protestonin poshtë oxhakut në mbështetje të Agimit. Një negociator, punonjës i administrates se rafinerise garantoi Agimin se do paguhet, mjafton të heqë dore nga protesta ekstreme.