http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra qytetare te Kosovës dolën ne nje tjetër proteste per te kërkuar lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Nga Prishtina ata bene thirrje qe Franca te mos zbatoje urdhrat e Serbisë. Ne duar mbanin parrullat ?Haradinaj është çlirimtar?, ?Mos e fyeni Kosovën?. Kryetari i ?Nismes?, Fatmir Limaj, kërkoi qe askush te mos luaje me Kosovën dhe te shkuarën e saj, ndërsa përsëriti thirrjen per ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë.?Te prekesh Haradinajn eshte te prekesh themelet e shtetit te Kosovës. Ne i jemi përgjigjur drejtësisë ne çdo kohe, pavarësisht proceseve me motive te montuara politike. Ne nuk do ta ulim kokën përpara Serbisë. Kërkesa jone është te ndërpriten bisedimet me Serbinë?.Nga Franca ku ndodhet ne liri me kusht, vete Haradinaj u eshte drejtuar me nje mesazh falenderues mbështetësve te tij. ?Mbështetjen tuaj e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe ekzistencën e Kosovës. Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim?, shkroi Haradinaj ne rrjetet sociale.