Ora News – Rama: 21 janari krim shtetëror, do ta pranojmë dhe në Strasburg

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në gjashtë vjetorin e 21 Janarit, kryeministri Edi Rama tha se kemi të bëjmë me një krim shtetëror për të cilën qeveria do të mbajë përgjegjësinë dhe në Gjykatën e Strasburgut pas kësaj sjell dhe rihapjen e një hetimi për të vendosur drejtësinë e vonuar por jo të harruar.
Edi Rama: Drejtësia për 21 janarin mund të vonojë por nuk do të harrohet dhe qeveria jonë pavarësisht se ka bërë sa të jetë e mundur për të lehtësuar jetën tuaj të përditshme do të vazhdojë të bëjë duke njohur përgjegjësinë për krimin e shtetit.

E kemi njohur de fakto dhe jemi të vendosur ta njohim de jure edhe në nivelin e gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg për ti dhënë mundësi hapjes së hetimeve. Dhe rihapja nuk mund të përfundojë si herën e parë. Fondi për dëmshpërblimin është detyrim që nuk lehtëson barrën tonë.
Në takimin me familjarët e katër të vrarëve në bulevard, që u zhvillua sot në mesditë në Pallatin e Brigadave, Rama tha se ishte 21 Janari shkaku dhe motivi kryesor për realizimin e reformës në drejtësi
Edi Rama: ?Drejtësia për 21 Janarin është më afër me reformën në drejtësi. Vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshme të plumbave të shtetit u bë arsyeja më kokëfortë mes shumë arsyeve për të ndërmarrë reformën më transformuese në këto 25 vjet. 21 janari mbetet motiv i motiveve që jo vetëm ta celim kantierin e kësaj reforme që pështjelloi në mënyrë të vecantë politikën shqiptare por dhe ta cojmë përpara nga Kushtetuta si letër dhe ligjet e shkruara në ligjshmërinë e jetës së përditshme të qytetarëve?
Rama tha se askush sot nuk ka më frikë të protestojë përpara kryeministrisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-21-janari-krim-shteteror-do-ta-pranojme-dhe-ne-strasburg/

Share This Video


Download

  
Report form