Stop - E rralle ne Kashar, i le truallin shkolles me kushtin e punesimit te gruas! (20 janar 2017)

RTV KLAN 2017-03-31

Views 5

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Shkolla e mesme ?100 vjetori? ne Kashar eshte e vendosur ne truallin e Hamit Muratit. Ky i fundit thote, se kishte rene dakord verbalisht me ish-kreun e komunes, qe ne kembim gruaja e tij te punonte sanitare ne shkolle. Pasi gruaja doli ne pension ne vitin 2015, Murati kerkoi, qe kete pune ta merrte nusja e djalit.Por ajo qe ndodh eshten nje sorollatje neper te gjitha institucionet, zyrtaret e te cileve e percjellin te nje tjeter autoritet.Nga Ministria e Arsimit, Bashkia e Tiranes, Drejtoria Arsimore dhe Njesia Administrative, te gjithe thone, se nuk e kane kompetence punesimin e te rese se Hamit Muratit.

Cili është problemi juaj përderisa iu drejtuat emisionit ?STOP??
Siç e shihni kjo është shtëpia ime dhe ajo aty është shkolla, e ndërtuar në pronën time.

Sa metra katrorë janë?
Janë 4 dynym truall dhe e kam me vendim Gjykate, që është njohur si pronë e imja.

Ju tani kërkoni tokën?
Jo unë nuk kam ardhur të kërkoj tokën, unë kërkoj një vend pune. Kur u prish sistemi këtu kanë pas punuar të tjerë dhe më futën gruan në punë meqënëse ishte toka ime.

Me kë e bëre këtë marrëveshje?
Këtë marrëveshje e bëra me Faik Fejzën, ish kryetar komune.

Në cilin vit?
Në vitin 1996. Erdhën të komunës dhe bëmë një marrëveshje me to. Prej vitit 2007 deri në vitin 2015 e kam mbajtuar unë me ujë këtë shkollë.

Përveçse ke truallin i ke furnizuar edhe me ujë të pijshëm?
Kam mbajtur gjithë shkollën me ujë dhe kisha gruan të punësuar aty. Në vitin 2015 gruaja del në pension. Kur gruaja doli në pension unë mendova të futej nusja e djalit në punë.

Si sanitare?
Si sanitare patjetër. Unë iu drejtova Ministrisë së Arsimit me kërkesën time me shkrim dhe Ministria e Arsimit më ka kthyer këtë përgjigje: ?Nuk është kompetencë e jonë, por drejtohu Bashkisë?. Më pas iu drejtova Bashkisë së Tiranës dhe kjo e fundit më thotë që nuk është kompetencë e jonë, por drejtohu Drejtorisë Arsimore të qarkut Tiranë. Më pas iu drejtova drejtorisë së qarkut Tiranë dhe më ktheu përgjigje me shkrim që nuk është kompetencë e jona, por drejtohu administratorit të komunës. Shkova tek administrator i komunës dhe më tha që nuk është kompetencë e jona. Tani unë nuk di ku të shkoj?

Ndërkohë gazetarja e ?STOP? zhvillon një bisedë më drejtorin e shkollës ?100 vjetori?, i cili pranon se kjo shkollë e ka të nevojshme edhe një sanitare, por kjo e fundit duhet të vijë me urdhër nga lart.

Sa sanitarë ka kjo shkollë?
Këtu kemi vetëm një sanitare dhe është pak problem.

Në metra katrorë sa është parashikuar të ketë një apo dy sanitare?
Sipas hapësirës që ka të paktën dy duhet t?i ketë patjetër.

Ia keni propozuar bashkisë këtë?
Ia kemi kërkuar Drejtorisë Arsimore të bëj shtesë. Ndoshta është biseduar dhe është ashtu, por kam kërkuar edhe unë në Drejtorinë Arsimore. Duhet të shtohet organika nga lart.

Më tej, gazetarja shkon të pyesë pranë Njësisë Administrative Kashar...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS