Ora News – Piramida u kthehet qytetarëve, Veliaj: Qendër kulturore, 24 orë e hapur

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës nëpërmjet një plani konkret synon të kthejë Piramidën në një Qendër Kulturore të hapur 24 orë për qytetarët. Kryebashkiaku, Erion Veliaj mblodhi artistë, arkitektë dhe qytetarë, ndërsa prezantoi objektivat për ta kthyer godinën e ndërtuar si Muze për diktatorin, në një vend ku zhvillohen koncerte apo teatër.
Prej pasditës së të premtes, Piramida e lënë në harresë dhe në prag amortizimit të plotë do të kthehet në një Qendër Kulturore e hapur 24 orë për publikun.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj mblodhi arkitektë, artistë, studentë dhe qytetarë për të diskutuar mbi një plan konkret, që synon ta kthejë godinën një një hapësirë kulturore.
Veliaj: Sot, kemi këtë trashëgimi, e ruajtur nga shkatërrimi dhe demolimi total, për një projekt që fatmirësisht nuk ndodhi kurrë dhe qyteti e shpëtoi këtë hapësirë publike dhe ajo që dua t?ju them sot është se angazhimi ynë publik si Bashki e Tiranës, tani që e kemi marrë në administrim është që t?ia kthejmë publikut. Nuk do jetë një projekt privat, nuk do të kemi një dhënie me koncension, nuk do kemi një investim privat sepse ne besojmë se duhet të ngelet një vepër autentike publike e qytetit të Tiranës dhe të atyre që do të duan ta mbushin me jetë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/piramida-u-kthehet-qytetareve-veliaj-qender-kulturore-24-ore-e-hapur/

Share This Video


Download

  
Report form