Ora News – Veliaj kërkon më shumë kompetenca financiare për Bashkitë

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi nga shoqatat e njësive vendore të bashkohen për interes të qytetarit. I pranishëm në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Konsultativ të Njësive Vendore, Veliaj kërkoi më shumë kompetenca financiare për njësitë vendore, ndërsa theksoi se për të çuar përpara reformat ka një konsensus të gjerë të majtë dhe të djathtë.
Ndarja e re administrative territoriale, sipas kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, rriti mundësinë e njësive vendore për të performuar më mirë.
Në ngritjen e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qëndrore me atë Vendore, Veliaj theksoi se shoqatat e njësive duhet të bashkohen për interesat e qytetarëve.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për çështjen e politikave vendore ka një konsensus të majtë dhe të djathtë, për të çuar përpara reformat.
Veliaj: Jam krenar që drejtoj shoqatën e bashkive që ka 75% të kryetarëve të bashkive, por gjithmonë kam këmbëngulur që shoqatat të bashkohen, të jemi të gjithë bashkë. Ndaj, më vjen mirë që një hap i parë është hedhur sot dhe pavarësisht se përfaqësoj shumicën e bashkive të Shqipërisë, më vjen mirë që në fakt prezantimi në tryezën e këshillit këshillimor e kemi të barabartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kerkon-me-shume-kompetenca-financiare-per-bashkite/

Share This Video


Download

  
Report form