Ora News – Vizita në SHBA, Sessions-Metës: Trump do bashkëpunojë për marrëdhëniet me Shqipërinë

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA u prit në takim nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions. Zyrtari i lartë amerikan garantoi kryeparlamentarin Meta se Trump do të bashkëpunojë për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.
Sessions: Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t?i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm
Kongresmeni Sessions vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e Meta për konsensus të plotë.
Sessions: SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA është e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin. Krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t?i çuar ato më përpara
Nga ana e tij, kryeparlamentari Ilir Meta tha se Shqipëria është e vendosur të zbatojë reformën në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sessions-metes-trump-do-bashkepunoje-per-marredheniet-me-shqiperine/

Share This Video


Download

  
Report form