Pas publikimit të audio - skandalit në emisionin ?STOP?, ku mësuesja e Medresesë së Shkodrës, Emine Alushi propagandonte për ISIS, ka reaguar ky institucion.
Më anë të një deklarate për mediat, Drejtorit Kujtim Dervishi tha se institucioni që ai përfqaëson distancohet nga ngjarja dhe ajo çfarë propagandonte Alushi nuk është linja zyrtare e shkolles që ia drejton.
Sipas Dervishit, Emine Alushi ka qenë me kohë të pjesshme mësuese në Medrese.
Drejtori i Medresesë së Shkodrës u shpreh i hapur për hetimet e nisura nga policia.
Tv Klan