Ora News – Afrim Krasniqi: Deputetët vendosin për taksat e bizneseve të tyre

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politologu Afrim Krasniqi thotë se një numër deputetësh janë në konflikt interesi. Mjafton të kujtosh që këta deputetë të cilët zyrtarisht i kanë dorëzuar bizneset te familjet e tyre marrin pjesë në komisione ku diskutohen taksat ose vendimet për bizneset e tyre. Deklarata në emisionin ?Tonight Ilva Tare?.
Afrim Krasniqi: Nga konstatimi i analizës të debateve kemi parë që një numër deputetësh të cilët zyrtarisht i kanë dorëzuar bizneset te familjet e tyre marrin pjesë në komisione ku diskutohen taksat ose vendimet për bizneset e tyre, dhe vetëm aty janë aktivë. Do të thotë ata përdorin praktikisht qënien në parlament sepse kanë të drejtë ta bëjnë këtë sepse janë anëtarë komisioni, por praktikisht i marrin vendimet për bizneset e tyre kundër konkurrencës.
Tare: Nuk i lejon ligji apo i kanë kaluar në emra të tjerë thua?
Afrim Krasniqi: Zyrtarisht asnjë nuk ka pronë aty, por kur flitet për mjekësinë shkojnë katër biznesmenët e mjekësisë. Kur flitet për koncesionet përkatëse shkojnë ata, kur flitet për taksën e ndërtimit shkojnë biznesmenët e ndërtimit, dhe po në fushën e medias e gjërat e tjera.Ky është një konflikt i pastër interesi. Si mundet që njeriu që merr miliona dhe ka gjithë jetën e tij në një fushë investimi të shkojë të ngrejë dorën e të vendosë rregullat e lojës për konkurrentët e tjerë në treg. Për këtë nuk flet askush në parlament Ky është një nga problemet e mëdha etike të përfaqësimit dhe deformimit sistemit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/afrim-krasniqi-deputetet-vendosin-per-taksat-e-bizneseve-te-tyre/

Share This Video


Download

  
Report form