Ora News – Veliaj i përgjigjet akuzave të PD, publikon axhendën e 16 janarit

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur publikisht akuzave të Partisë Demokratike për një udhëtim të tij me Charter në Paris dy ditë me parë. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në mesdite për të falenderuar të gjithe ata që ndihmuan në përballimin e situatës së diteve te fundit, kreu i bashkisë ka publikuar axhenden e tij te datës 16 dhe ka treguar se ka udhetuar drejt italisë në datën 17 per te vizituar deputetin Bashkim Fino.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se ai kishte udhëtuar drejt Parisit dy ditë me parë me një charter.
Duke shfrytëzuar një takim falenderimi për të gjithe ata që ndihmuan ne përballimin e situatës së acartë që përjetoi kryeqyteti ditët e fundit, Kryebashkiaku ka deklaruar se ka qenë në Tiranë dhe ka publikuar gjithë axhenden e tij të datës 16 janar.
Veliaj: Ditën e hënë në orën 06.30 kemi pas takim me stafin për sheshin ?Skënderbej?. Në orën 07.30 kemi pasur verifikim në terren të pastrimit në njësinë 10. Në 08.30 kemi pasur një takim me fondacionin italian ?Terzo Pilastro? për ekspozitën e ?900 që është hapur tek Galeria Në orën 11.00, dy ambasadorë, ai i OSBE dhe Johan Sattler i Republikës së Austrisë kanë qenë në zyrën time, ku kemi diskutuar për një projekt që do sjellë 60 të rinj nga vendet e Ballkanit për një kamp veror për t?u njohur me Shqipërinë e Tiranën, në përkujtim të 20-vjetorit të prezencës së OSBE. Kanë qenë në zyrën time, mund ta verifikoni me zyrat e tyre respektive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-i-pergjigjet-akuzave-te-pd-publikon-axhenden-e-16-janarit/

Share This Video


Download

  
Report form