Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike do të bashkëpunojë me FMN-në, nëse do të fitojë zgjedhjet e këtij viti, por pa hequr dorë nga programi i saj ekonomik, ku bazë janë taksat e ulëta. Koordinatori Kombëtar i PD, Dritan Shano deklaron në studion e rubrikës ?Para dhe pasuri? të gazetares Aurora Sulçe se vëmendja do të jete te ekonomia reale dhe qytetarët dhe nuk mund të zhvillohen negociata të tjera jashtë këtij fokusi.
Ndërsa misioni i FMN ka mbërritur në Tiranë për rishikimin e fundit të marrëveshjes 3 vjeçare me qeverinë shqiptare dhe e ardhmja e bashkëpunimit do të varet nga qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit, Partia Demokratike është e gatshme për një bashkëpunim me Fondin, por pa hequr dorë nga programi i saj për ekonominë, ku bazë janë taksat e ulëta në nivelin 9%.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/pd-e-gatshme-per-bashkepunim-me-fmn-pa-hequr-dore-nga-programi/