Votimi e numërimi elektronik, partitë e vogla: I domosdoshëm, OSBE të fliste në kohë

Channel One Albania 2017-03-31

Views 0

Partitë e vogla i mëshojnë faktit se votimi dhe numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare të 18 qersdhorit duhet të bëhet në mënyrë elektronike. Pas deklaratës së OSBE-së, se për votim e numërim elektronik nuk ka kohë, partitë e vogla shprehen se kjo deklaratë duhej të bëhej që në nisje të punës së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, ndërkohë që shtojnë se me këtë votim e numërim mund të identifikohej qartë vota e marrë nga çdo parti dhe do i jepej fund krimit zgjedhor. Sinkron Artur Roshi dhe Eduard Abazi OSBE ka vlerësuar se nuk është shumë vonë për të adresuar disa pika të rëndësishme, përpara se të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe që kanë të bëjnë me financimin e fushatave elektorale, barazinë gjinore në lista, forcimin e ligjit për krimin zgjedhor si dhe mbulimin mediatik të fushatave.

Share This Video


Download

  
Report form