Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prania e femrave në stadium dhe përmirësimi i kushteve ishin tema kryesore në një tryezë ta hapur diskutimesh të organizuar nga federata shqiptare e futbollit ku merrnin pjesë përfaqësues të politikës, medias , shoqërisë civile por edhe tifozë futbollit. Të pranishmit evidentuan si problem kryesor koret ofenduese në stadiumet shqiptare.
Emancipimi në stadium ka qënë tema kryesore në një tryezë të hapur diskutimesh të organizuar nga federata shqiptare e futbollit dhe ku merrnin pjesë përfaqësues të politikës, medias dhe tifozë të futbollit.
Në këtë diskutim u parashtruan ide se si mund të përmirësohet sjellja e njerëzve në impiantet shqiptare ku shpesh herë nuk mungojnë ofendimet me fjalë të papërshtatshme. Presidenti i federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, theksoi se duhet punuar për të përmirësuar kushtet.
Deputeja e PD dhe gazetarja Vilma Masha evidentuan si dy problemet kryesore pikërisht ofendimet në kor dhe infrastrukturën e papërshtatshme.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/emancipimi-ne-stadiume-tryeze-e-hapur-diskutimesh-per-te-permiresuar-situaten/