Report TV - Panariti: Burg tregtarëve që shesin mishin në kushtet jo të duhura

Report TV 2017-03-31

Views 0

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka mbledhur njësinë e Task Force, në qendër të së cilës ka qenë disiplinimi i tregtimit të mishit dhe të therjes së kafshëve.

Gjatë mbledhjes ministri është shprehur se të gjithë tregtarët të cilët therin kafshët në rrugë atë e tregtojnë atë pa asnjë kriter. duhet të ndiqen penalisht. Sipas tij vetëm gjobitja apo sekuestrimi i produktit nuk janë të mjaftueshme për këta tregtarë.

?Është një masakër ndaj kafshëve duke therur kafshët në rrugë apo duke tregtuar mishin pa asnjë kriter. Mendoj se të gjithë këta persona që bëjnë shkelje të tilla duhet të ndiqen penalisht", u shpreh Panariti.

Në mbledhjen e tij me Njësinë Task Forcë, ministri Panariti u ka kërkuar që të jenë të prerë dhe të vendosir që mishi të mos tregtohet në kushte të papranueshme.

"Task Forca që nesër do të shpërndahet në të gjithë vendin. Ata do të kontaktojnë me kryetarët e bashkive dhe do të inspektojnë tregjet. Nëse tregjet nuk plotësojnë standardet e duhura do të mbyllen rreptësisht", u shpreh Panariti.

Share This Video


Download

  
Report form