Porti i Durrësit këtë vit do të kthehet në portën hyrëse të Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kosovar Avdullah Hoti, Ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehur se në muajin shkurt dy shtetet do kenë gati kuadrin ligjor për të bërë të mundur hapjen e pikës doganorë së Kosovës në Durrës.
Pika doganore do të jetë funksionale brenda këtij viti, përpara mbledhjes së dy qeverive.
Ministri Ahmetaj u takua sot me homologun e tij kosovar Avdullah Hoti për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe lehtrësimin e procedurave administrative mes vendeve. Hoti përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm dhe i quajti ekonomitë e dy vendeve komplementare.
Në fund të takimit Ahmetaj u shpreh edhe lidhur me synimin e qeverisë për të përshtatur modelin kosovar të kadastrës fiskale, i cili do rrisë eficencën në mbledhjen e taksës së pronës në Shqipëri.