http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga e enjtja nis procedura per ngritjen e institucioneve qe do te realizojnë procesin e vettingut; Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit. Burime pranë Presidentit te Republikës konfirmojnë se së shpejti kreu i shtetit Bujar Nishani do te hape garën per te gjithë ata qe dëshirojnë te bëhen pjese e këtyre institucioneve. Sipas Kushtetutës, ky proces duhet te ishte realizuar nga presidenti brenda 45 ditëve nga hyrja ne fuqi e ndryshimeve te 21 korrikut: ne te kundërt, kompetenca i kalonte Avokatit te Popullit. Por ky afat u dogj për shkak se ligji për vettingun hyri ne fuqi me vonese e asokohe kreu i shtetit deklaroi se nuk do ta bënte shpalljen e garës. Por mesa duket pezullimi i ligjit nga Gjykata Kushtetuese ka krijuar nje situate te re e tashme pritet qe presidenti te nise zbatimin e vettingut sipas nenit 7 te këtij ligji.Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend.Nje tjetër afat qe vihet ne lëvizje me publikimin e vendimit te Gjykatës është ai per plotësimin e formularëve. Te gjithë prokuroret dhe gjyqtaret kane kohe deri ne 1 shkurt per te dorëzuar formularin e pasurisë, te pastërtisë se figurës dhe te përgatitjes profesionale. Ligji i vettingut parashikon 30 dite kohe per ketë proces, por 17 dite janë ezauruar para vendimit per pezullim nga ana e Gjykatës, duke iu lene magjistratëve ne dispozicion vetëm 13 dite kohe.