Maturantët që duan të ndjekin një nga degët e Universitetit të Tiranës kanë nga sot të publikuara kriteret e pranimit për çdo fakultet. Kriteret janë bazuar në kurikulat e shkollës së mesme, duke i dhënë peshë mesatares aritmetike te punës së tre viteve.
Ndryshe nga një vit më parë fakulteti i gjuhëve të huaja ka vendosur që pranimet ti bazojë vetëm tek mesatarja e tre viteve plus provimet e maturës. Fakulteti i Histori Filologjisë e ka ndarë 80% të vlerësimit për mesataren e tre viteve dhe 20% për provimet e maturës. Shkencat e natyrës, fakulteti ekonomik dhe shkencat sociale i kanë lënë 50% mesatares së tre viteve ndërsa kanë përfshirë edhe grup lendet sipas fakulteteve.
Tv Klan