Ora News – Pasuria mbi 1 miliard lekë, Peza: 51 vite punë bashkë me gruan

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, i vënë nën akuzë për blerjen e aksioneve në një bankë private me një shumë 1.1 miliard lekësh, tha nga selia e Kuvendit, se kjo nuk ishte betejë politike dhe as morale, por betejë ziliqare.
Peza tha se kishte punuar vetë prej 28 vitesh, ndërsa bashkëshortja prej 23 vitesh dhe se kishte pasur mundësi të kursente më shumë.
Ai tha se ka marrë rrogë të larta gjatë punës së bërë në media, ndërsa shtoi se akuzat vinin nga opozita.
Peza: Nuk tregoi asnjë provë. Nuk ishte asnjë betejë politike, por as betejë morale. Po të ishte morale, të paktën të shkonit deri tek zyra e drejtorit tuaj, financës tuaj, ore ky Alfred Peza, kur punonte tek Vizion Plus pse e kishte 10 mijë euro, kur punonte tek Ora News fitonte mijëra e mijëra euro. Është beteja e ziliqarëve për lekët e mia. Zilia është njerëzore edhe unë i mirëkuptoj gjithë ziliqarët për paratë e mia.
Nuk i justifikoj dot. Nëse do të ishte betejë për të vërtetën, ju mund të vinit të më takonit mua. Askush nuk më ka marrë në telefon nga mediat, askush nuk i ka çuar një mesazh bashkëshortes time dhe të thotë dua një prononcim. Këto dokumente do t?i dorëzoj në ILDKP.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peza-pasuria-ime-nuk-eshte-rritur-nga-2013-ta-akuzat-ziliqare/

Share This Video


Download

  
Report form