Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nuk ka një përgjigje për problemin e ngrohjes në shkolla në zonat malore dhe pagën e 13 e mësuesve. Ajo ka refuzuar tu përgjigjet këtyre 2 pyetjeve gjatë një takimi me mësuesit në Shkodër, ndërsa ka njoftuar se mësimi ka nisur normalisht në të gjithë vendin.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim të mbyllur me mësuesit në Shkodër. Ajo është shprehur se dita e parë e mësimit të këtij viti ka vijuar normalisht në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe zonat malore.
Lindita Nikolla: Po vij nga shkolla ku ishte dhe situatë dëbore. Falë mësuesve të përkushtuar dhe gjithë masave të marra nga Drejtoritë e shkollave vijojnë mësimin normalisht, jo vetëm në Shkodër por të gjithë Shqipërinë.
Nikolla nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ngrohjen në shkollat e zonave malore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministrja-nikolla-refuzon-pergjigjen-per-ngrohjen-ne-shkolla/