Ora News – Grupi PD vendos: Jo bojkot, intensifikim i luftës në parlament

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas më shumë se dy orësh diskutime dhe debate, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos bojkotojë parlamentin por të intensifikojë betejën në mbështetje të platformës që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet parlamenatre të 18 qershorit, do të jetë kërkesë e patjetërsueshme e opozitës dhe për arritjen e këtij qëllimi, krahas betejës parlamentare do të organizohen dhe protesta popullore.

Vendimi nuk ka kaluar pa debat në mbledhjen e grupit parlamentar. Deputetja Majlinda Bregu është shprehur skeptike për protestat, duke pyetur kryetarin Lulzim Basha, nëqoftëse Partia Demorkatike është e gatshme për të nxjerrë njerëz në rrugë, duke hedhur dyshime nëqoftëse strukturat janë gati për këtë aksion.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ruli-per-te-arritur-zgjedhje-normale-ja-vlen-te-shtyhet-data-e-zgjedhjeve/

Share This Video


Download

  
Report form