Tetë njerëzit më të kamur të globit kanë në duart e tyre një pasuri të barazvlefshme me atë të gjysmës së njerëzve më të varfër të planetit. Raporti i publikuar nga ?Oxfam?, vetëm pak orë përpara se elita e biznesit dhe udhëheqësit botërorë të mblidhen për Forumin Ekonomik të 2017-s në Davos të Zvicrës, thekson se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është shumë më i thellë nga sa ishte menduar deri tani.