TIRANE-Detaje të reja zbulohen nga procesi i privatizimit të ÇEZ për mënyrën sesi Nuel Kalaj bënte rolin e sekserit.
Në një dokument të vitit 2006 që iu vu sot në dispozicion komisionit hetimor parlamentar për CEZ, zbardhet dialogu që Kalaj ka bërë me ministrin e Energjitikës të asaj kohe, Genc Ruli.
Për shkak se Ruli ishte skeptik për privatizimin e OSSH, me rekomandimin e Berishës shkon Nuel Kalaj të diskutojë. Interesant është momenti sesi prezantohet Kalaj tek ministri Ruli.
?Nuk kam ardhur të më shikoni nga këpucët, por për privatizim?, i tha Kalaj-Rulit.
Nuel Kalaj biznesmeni nga Prizreni, mik i Shkëlzen Berishës dhe që jeton në Francë, ka pasur një rol kyç në privatizimin e OSHEE-së tek CEZ.