VMRO, pak shanse për qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deri me 29 janar ka afat Nikolla Gruevski per te gjetur nje marrëveshje me partitë shqiptare per formimin e qeverise se re. Po ndërsa ka kaluar nje jave nga marrja e mandatit nga presidenti Ivanov, partia e Gruevskit dhe ajo e Ali Ahmetit, si dy te parat respektivisht per maqedonasit dhe shqiptaret, kane bere vetëm deklarata publike qe i kane larguar palët nga nje marrëveshje e mundshme, por deri tani asnjë negociate mes tyre. Ish-ministri i jashtëm Antonio Milloshoski nga VMRO ka deklaruar ne nje interviste televizive se negociatat pritet te nisin ketë jave, por pa specifikuar nje date.?VMRO-DPMNE-ja pret që gjatë kësaj jave zyrtarisht t?i fillojë bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë së re, se a do të kenë sukses do të kuptohet deri në përfundim të afati ligjor respektivisht më 29 janar. Nuk planifikojmë që më çdo kusht të formojmë qeveri të re, veçanërisht jo në rast të ndryshimit të Kushtetutës për futjen e dygjuhësisë në territorin e vendit, për atë nuk kemi mandat nga qytetarët tanë.?Ne anën tjetër, Lidhja Social Demokrate e Zoran Zaev po vëzhgon nga larg dhe po pret qe Gruevskit t?i mbarojnë ditët ne dispozicion per krijimin e qeverise. Kjo force politike nuk është deklaruar per platformën e partive shqiptare dhe per kushtet e vendosura prej tyre. Ne këto kushte, duket se vendi është future ne spiralen e një ngërçi politik.

Share This Video


Download

  
Report form