Report TV - Shkodër, mungon tregu për duhanin banorët: Po na shkon dëm mundi

Report TV 2017-03-31

Views 4

Mungesa e një tregu për shitjen e duhanit vijon të mbetet një problem serioz në Njësinë Administrative të Postrribës në qytetin e Shkodrës.

Kjo zonë njihet për kultivimin e duhanit, por mungesa e një tregu ka bërë që prodhimi i tyre të shkoje dëm.

Banorët shprehen se mospasja e një hapësire ku mund të tregtojnë mallin e tyre i ka penalizuar së tepërmi si dhe bëjnë apel për ndërhyrje nga shteti.

"Tregu i duhanit mungon. Pavarësisht si është situata sot për sot kemi mungesë tregu. Në Postrribë prodhohet shumë. Duhani na ka blllokuar shumë. Tani e kemi duhanin nëpër shtëpia".

"Ka pasur shumë duhan, po ka mbetur stok se nuk ka treg".

"Një 3 ml lekë mua më ka shkuar dëm. Me shtetin nuk kemi lidhur kontratë. Ne po na shkon dëm i gjithë duhani", shprehen për Report Tv disa tregtarë

Share This Video


Download

  
Report form