http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka deklaruar se ai është i gatshëm te bashkëpunoje me Rusinë dhe Kinën, ne rast se do te kete vullnet te mire nga ana e tyre. Për Wall Street Journal, Trump u shpreh se sanksionet e reja të vendosura ndaj Rusisë do të qëndrojnë ?të paktën për një periudhë kohore? dhe më pas ato do të hiqen. Për politikën e ?Kinës së vetme?, ku Shtetet e Bashkuara nuk njohin Taivanin, republikani tha se është i hapur për negociata. Trump u shpreh i vendosur per te zhvilluar nje takim me presidentin rus Vladimir Putin, ku dy lideret do te diskutojnë nga afer per mosmarrëveshjet. Ndersa ne lidhje me Kinen, numri nje i shtëpisë se bardhe u shpreh se autoritetet ne Pekin duhet te lejojne kompanitë amerikane te konkurrojnë ne tregje, duke mos bere lojra te pandershme me monedhën. Pertej deklaratave qe kane ngjallur edhe reagimin e ashpër te autoriteteve ne Pekin, Trump u shpreh i gatshëm per nje takim sa me te shpejte me presidentin kinez Xi Jinping.