Kolegji Zgjedhor “përcjell” Dashamir Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kolegji Zgjedhor shpalli mos kompetencën per shqyrtimin e kërkesës se deputetit Dashamir Tahiri, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per heqjen e mandatit te deputetit. Kolegji dëgjoi pretendimet e palëve dhe pasi i shqyrtoi ato, vendosi qe ta dërgoje çështjen per shqyrtim ne Gjykatën Administrative. Të pranishëm në seancë si palë ishin edhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. Avokati i Dashamir Tahirit deklaroi se do te vijojnë betejën ligjore edhe ne Gjykatën Administrative. Dashamir Tahirit iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Në formularin e vetëdeklarimit, ai nuk kishte pasqyruar një vendim të gjykatës italiane për akuzën e falsifikimit të patentës.

Share This Video


Download

  
Report form