Report TV - Bylykbashi: Veto e Ballës vret Reformën Zgjedhore

Report TV 2017-03-31

Views 1

TIRANË- PD braktisi punimet e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore kurse bashkëkryetari Oerd Bylykbashi deklaroi në një dalje për mediat, se vetoja e Taulant Ballës në komision vret thelbin e reformës.

Sipas Bylykbashit, me votim elektronik nuk do të ketë korruptim të komisionerëve.

?Me veton e sotme vritet thelbi i reformës, vritet reforma zgjedhore. Ka çështje të tjera që PD mbështet fort si dekriminalizimi apo financimit të partive politike. Dua të theksoj se pse kjo veto e sotme ishte plumbi në ballë i reformës zgjedhore.

Nëpërmjet identifikimit biometrik të zgjedhësve bëhet e mundur që zgjedhësit të votojnë vetë. Nuk do të ketë votim familjar. Me votim elektronik, komisionarët dhe militantët nuk kanë në dorë procesin e votimit. Nuk ka nevojë qytetari shqiptar të ketë kartën e identitetit me vete. Kriminelët nuk do t?ia marrin me dhunë kartën e identitetit.

Voton me shenjën e gishtit. Me votim elektronik nuk do të ketë korruptim të komisionerëve, shitblerje të votave. Numërimi elektronik do të zhdukte pritjen skandaloze dhe nuk do të kishte presion. Numërimi do të bëhej menjëherë dhe brenda gjysmë ore do të mësohej rezultati dhe nuk do të prisnim me ditë apo me javë.

Share This Video


Download

  
Report form