Banesa të reja për 50 familje rome - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt 50 familje rome në zonën e Shkozës, do të kenë banesa të reja dhe me kushte më të mira. Erion Veliaj tha se fokusi i bashkise nuk janë fjalët, por gjetja e zgjidhjes për problemet e qytetarëve të Tiranës.?Për herë të parë po fusim një koncept të ri, ku vërtet nuk do të ketë pagesë për të strehuar këta banorë, por gjithsesi disa kushte do të jenë: Një ndër kushtet do të jetë që çdo fëmijë duhet të shkojë patjetër në shkollë dhe kushti për të qëndruar në këto banesa të reja do të jetë arsimi i detyrueshëm. Kushti tjetër do të jetë, për ata që janë 16-30 vjeç, do të duhet me detyrim të futen në një kurs të arsimit profesional. Ne besojmë se pavarësisht se kjo është një ndihmë shumë e nevojshme për strehim, bileta afatgjatë për të dalë nga varfëria është arsimi, emancipimi, trajnimi profesional?.Ndërsa Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se ky projekt do tu vijë në ndihmë familjeve në nevojë.?Është një projekt i bashkëpunimit të qeverive shqiptare dhe italiane në kuadrin e konvertimit të borxhit në projekte të qeverisjes vendore në favor të komuniteteve në nevojë, siç është komuniteti rom dhe egjiptian. Në themel, së bashku me Kryetarin Veliaj dhe Ambasadorin Italian, kemi menduar ta konceptojmë një vazhdim të paketës të solidaritetit që qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës ka ndaj shtresave në nevojë. Besoj që edhe me vazhdimin e programit ?IADSA?, Bashkia e Tiranës do të fitojë sërish financim për projekte të kësaj natyre?.Sipas Veliajt, përveç përmirësimit të kushteve sociale dhe ekonomike të këtyre familjeve një tjetër objektiv është edhe punësimit i qëndrueshëm i të rinjve nga komuniteti rom.

Share This Video


Download

  
Report form