Ora News – Çifti shpëtohet nga hipotermia në një banesë të vjetër në Sarandë

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çifti nga Erseka që u shpëtua falë ndërhyrjes së policisë së Sarandës 3 ditë më parë apelon për një mundësi punësimi. Të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike, bashkëshortëve ua ka marrë shtëpia e fëmijës djalin e vetëm 7 vjeç, ndërkohë që në Sarandë ndodheshin për të punuar. Ata apelojnë për një mundësi punësimi.
Bashkëshortët Ylli Gjika dhe Lindita Kristo përkatësisht 45 dhe 37 vjeç u gjetën me shenja hipotermie nga policia e Sarandës, në një banesë gjysmë të rrënuar, pa dyer e dritare. Efektivët u njoftuan nga banorë të fshatit Metoq, ku jetonin cifti me origjinë nga Erseka prindër të një djali 7 vjec.
Fqinj: Sivjet erdhën prap, por djalin ja mori jetimorja në Elbasan. Më tha mua tani do çmendem se më morën djalin. Jo i thashë unë se do të të ndihmojmë sa të kemi mundësi.
Prej tre ditësh çifti i bashkëshortëve janë sistemuar në në konviktin ?Antoni Athanas? në Sarandë. Ylli Gjika rrëfen se pamundësia financiare e detyroi të jetojë në Sarandë, në përpjekje të një mundësie për punë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cifti-shpetohen-nga-hipotermia-ne-nje-banese-te-vjeter-ne-sarande/

Share This Video


Download

  
Report form