Pronarët e apartamenteve pa certifikata pronësie do kenë të drejtë të aplikojnë vetë pranë ALUIZNIT për marrjen e tapisë.
Sipas vendimit të kësaj jave të Qeverisë, në rast se firma e ndërtimit nuk aplikon për legalizim 30 ditë nga marrja e njoftimit nga ana e ALUIZNI-t, pronarët e apartamenteve mund të nisin vetë procedurat e regjistrimit.
Verifikimi në terren i pallateve do të bëhet nga ALUIZNI, i cili do të publikojë në faqen zyrtare listat e pronarëve të apartamenteve. ALUIZNI do të bëjë gjithashtu miratimin e lejes për gjithë objektin dhe do të regjistrojë në hipotekë në emër të vet godinën.
Pronarët duhet të paraqesin tek ALUIZNI 30 ditë pas afishimit të listave kontratat e blerjes së apartamenteve.