?E vërteta e Marias? është teatri i parë që rikthen ngjarjet kulturore në Tiranë. Për të mbërritur deri në premierën e së shtunës në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?, regjisorit shkupjan Besfort Idrizi, i është dashur të bëjë prova me pengesa.
I ftohti si jashtë dhe brenda teatrit, është bërë shkak që orari i provave të mos respektohej dhe aktorët të prisnin për disa orë, deri në ngrohjen e zorshme të sallës.
Pas kalitjes me idenë se provat deri dje nisnin me dy orë vonesë, regjisori dhe trupa e aktorëve po shfrytëzojnë në maksimum orët e mbetura, për ta ngjitur në skenë ?E vërteta e Marias?, pa probleme teknike.
Shfaqja, që i përket dramaturgjisë shqipe, e shkruar nga Lisandri Kola, është përballja e individit me veprimet e tij në të shkuarën, e që vazhdojnë t?ia tronditin ekuilibrat e së tashmes.
Të vërtetat e Marias, një shfaqje duo, teatër dhe balet, do të na i tregojnë në dialektin gegë Ermira Gjata, Florian Agalliu, Gjergj Mena dhe Akreoma Saliu, në mbrëmjen e së shtunës.
Tv Klan