http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste zbulon fakte te reja, që sipas saj lidhin Shkëlzen Berishën, të birin e ish-kryeministrit Sali Berisha me aferën korruptive të privatizimit të OSSHE-së nga kompania çeke CEZ. Ky është e-maili i publikuar nga kreu i komisionit hetimor parlamentar Taulant Balla, ku përmendet lidhja e Nuel Karajt me Shkëlzen Berishën. Një e-mail që drejtori çek në Shqipëri, Josef Hejsek i shkruan Nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë Tomas Pleskac, se do ta priste bashku me Nuelin në aeroport.?Mirëdita Tomas,Në anekse janë të përgatitura dokumentet. ne do të përmendim gjithashtu kërkesat ndaj qeveisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj.Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP.Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë.Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së kryeministrit.Mbrëmë kam shtrënguar duart me kryeministrin në takimin me investitorët. Ai tha se është i kënaqur që do të të takojë nesër?Në e-mail, shkruhet gjithashtu, se rezultatet do të jenë positive. Po ashtu, thuhet se Nuel Karaj e ka siguruar se për kryeministrin po punon një komision ndërministror, që po trajton çështjen. Rezultatet nuk janë akoma përfundimtare, por ka marrë siguri se do të përfundojnë, thuhet në e-mail. Ndërkohë, një ditë më parë, në Komisionin hetimor administroi llogari bankare të Kalaj, i cili pretendohet se ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro. shuma të cila, më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.