Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD kritikon qeverinë për mënyrën si po i menaxhon situatat e krijuara si pasojë e motit të keq. Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha se vetën në 3 ditë me temperature ekstreme nën zero qeveria u zhvesh nga përgjegjesitë e saj.
Paloka: Tre ditë i mjaftuan kësaj qeverie për tu zhveshur lakuriq. Jo energji elektrike, ujë në Tiranë. Firmat e deputetëve të PS që kanë marrë paratë për të mirëmbajtur gjoja rrugët i kanë marrë paratë dhe i kanë future në xhep.
Paloka tha se edhe vendimi për mbylljen e shkollave ishte një përpjekje për të fshehur mungesën e ngrohjes në shkolla, kopshte dhe çerdhe.
Paloka: Gjoja i kanë mbyllur shkollat prej gripit. Jo jo, i kanë mbyllur se nuk kanë ku të shkojnë nxënësit se kanë rrezik të ngrijnë nëpër klasa.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/situata-e-motit-paloka-qeveria-u-zhvesh-nga-pergjegjesite/