Veliaj: Ja ç’do bëjmë këtë vit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me përfundimin e punimeve per veprat e mëdha qe po ndërtohen ne Tirane, ky qytet do te lehtësohet nga trafiku por edhe shërbimi urban do te jete me cilësor. Kete e deklaroi kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili ishte i ftuar ne emisionin ?7pa5? ne Vizion Plus ku foli per vitin e sapo hyre dhe planet e bashkisë per këtë vit. Erion Veliaj per here te pare, ka treguar se nje lehtësim te ndjeshëm per trafikun, do te vije edhe nga nje mbikalim qe do te ndërtohet te sheshi ?Shqiponja? ne stilin e atij qe Edi Rama kur ishte kryetar bashkie, nisi te ndërtojë te ?Zogu i Zi?. Rruge dhe shkolla te reja do te jene dy shinat ku bashkia do te përqendrohet gjate 2017 dhe kete do ta beje duke nisur nga shkolla ?Kosova? per te dhënë edhe nje mesazh. Nje vëmendje te veçante sipas kryetarit te bashkisë, do te ketë per komunat qe i jane bashkuar qytetit, per te përmirësuar cilësinë e jetesës atje dhe per te zhvilluar ekonomitë rurale.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS