Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar disa inspektime për të parë nga afër situatën e kalueshmërisë në zonën e Pukës.
Ndalesa e parë e ministrit Dervishaj ishte një aksin Shkodër-Pukë, ku tha se ky aks është i hapur dhe nuk paraqet probleme pavarësisht situatës se krijuar nga reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturave që shkojnë deri në -20.
Ministri Dervishaj vijoi bashkë me deputetin Pjerin Ndreu, inspektimin e gjendjes së kalueshmërisë dhe ndërhyrjen e firmave kontraktorë në aksin Pukë-Tropojë, Qafa e Malit.