26-vjeçari Ervin Bixhi do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Tiranës për aksidentin me vdekje të ndodhur në Laprakë mëngjesin e 4 janarit.
Masa e sigurisë arrest me burg Bixhit iu komunikua në ambientet e spitalit ku qëndron pas aksidentit, në të cilin pësoi dhe vetë dëmtime.