Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm për një muaj 43 persona në të gjithë vendin kanë dorëzuar vullnetarisht armët që mbajnë pa leje, duke përfituar në këtë mënyre nga amnistia e miratuar nga qeveria.
Armët janë dorëzuar nëpër komisariate të policisë dhe mësohet se janë kryesisht pushkë dhe automatikë kallashnikov, për të cilat poseduesit janë shprehur se i kanë siguruar nga trazirat e 1997.
Në dhjetor të vitit të kaluar qeveria miratoi vendimin që amniston të gjithë ata që dorëzojnë armët vullnetarisht, i cili parashikon se nuk do të ketë dënime dhe as ndjekje penale për personat që dorëzojnë vullnetarisht deri më 30 prill të këtij viti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/per-nje-muaj-vetem-43-persona-dorezuan-vullnetarisht-armen/